Tempulli i Krishtit Shpëtimtar ka një historik mjaft interesant - ai është ndërtuar për një periudhë gati gjysmë shekullore me donacionet e banorëve të gjithë Rusisë. Në muret e tij janë gdhendur emrat e heronjve të rënë në Luftën Partiotike të vitit 1812. Ndërsa u shkatërrua ai më pas për një ditë.

Me vendim të autoriteteve sovjetike tempullin-monumenet e hodhën në erë 80 vjet më parë, më 5 dhjetor të vitit 1931. Në vitet 1930 në vendin e tempullit të hedhur në erë u planifikua ndërtimi i prototipit të “Kullës së Babilonisë” me statujën e Leninit në majë. Por realizimi këtij projekti dështoi dhe në vend të saj ndërtuan një pishinë gjigande nën qiell të hapur. Por tempulli vazhdonte të jetonte në kujtesën e qytetarëve. Dhe në vitet 1980 filloi lëvizja sociale në mbështetje të rindërtimit të tij. Pranë Pishinës “Moska” zhvilloheshin shërbesa të lutjeve të shkurtra kishtare, filloi mbledhja e firmave. Në vitin 1990 Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Ruse bekoi rimëkëmbjen e Tempullit të Krishtit Shpëtimtar dhe iu drejtua qeverisë me lutjen për të lejuar ndërtimin e tij në vendin e mëparshëm. Në vitin 2000 ai u ngritjen nga e para me gjithë bukurinë e madhështinë e vet.

Deri në vitin 1917 në Moskë numëroheshin rreth 846 kisha e tempujj, ndërsa në vitin 1980 të tilla mbetën më pak se 353. Pothuajse 500 katedrale humbën në mënyrë të pakthyeshme për historinë dhe kulturën Ruse. Sigurisht, restaurimi i tempujve pas periudhës së përndjekjeve e represioneve nga ana e të pafeve, që përjetoi në shekullin e XX Kisha Orthodhokse Ruse, është shenjë evidente  e rikonceptimit nga shoqëria civile të vendit të fesë dhe vlerave shpirtërore e morale të domosdoshme në jetën e çdo njeriu, thotë Zëvendësi i drejtuesit të Departamentit për marrëdhëniet e ndërsjellta të kishës me shoqërinë, Arkipeshkopi Georgi Roshin:

-  Gjatë 20 viteve të fundit dëshmi e gjallë e një ringjallje të tillë apo riperceptimi të gabimeve të së kaluarës u bë, në radhë të parë, rindërtimi i Tempullit të Krishtit Shpëtimtar. Programi që është lançuar tani për ndërtimin e 200 kishave, nuk pozicionohet dhe aq si pendesë para Kishës, megjithëse edhe për këtë mund të flitet, se sa si një lloj triumfi i drejtësisë ndaj asaj që u shkatërrua padrejtësisht, mizorisht. Në këta tempuj kryhen jo vetëm shërbesa kishtare, por krijohen dhe institute sociale, ofrohet arsimim fetar, u jepet ndihmë njerëzve të varfër, në nevojë.

0Një nga rrugët që të çon në Tempullin e Krishtit Shpëtimtar kalon nëpër urën e Patriarkut rus Aleksi i Dytë, i cili në vitin 2000 kreu shërbesën e shenjtërimit të tempullit-monument të restauruar. Pikërisht nga kjo urë hapet një nga panoramat më të bukura të qytetit të Moskës, i cili njihej që në kohët e lashta për kishat e veta të panumërta jashtëzakonisht të bukura.

Mihaill Aristov