Helikopteri shumë-qëllimor rus Ka-32A11BC në nëntor u certifikua në Brazil, njoftoi shërbimi për shtyp i Shoqësisë së Hapur Aksionere “Helikopterët e Rusisë”.

Marrja e certifikatës i lejon helikopterit rus Ka-32A11BC  të punojë në tregun brazilian në segmentin e aviacionit civil, të përdoret si helikopter zjarrfikës dhe për operacionet e kërkim-shpëtimit, për transportimin e mallrave dhe për zhvillimin e punëve specifike në ndërtim.

0Në dhjetor të vitit 2010 holldingu “Helikopterët e Rusisë” nënshkroi një kontratë për furnizimin e helikopterëve Ka-32A11BC  me kompaninë braziliane “Helipark Taxi Aereo”. Dorëzimi i helikopterëve rusë kësaj kompanie është planifikuar në vitin 2012.