Rusia është përfshirë në mënyrë mjaft aktive në ripërtëritjen e ushtrisë dhe policisë afgane, duke i siguruar ato me armë dhe municione falas. Gjatë dekadës së kaluar Moska i ka fshirë nga defteri Kabulit borxhin me shumë prej 11 miliardë $, deklaroi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në konferencën ndërkombëtare për Afganistanin që po zhvillohet në Bon (RFGJ).

0Ai kujtoi se nëpërmjet territorit rus realizohet tranziti i ngarkesave për nevojat e Forcave Ndërkombëtare të garantimit të Sigurisë në Afganistan. Përveç kësaj, Rusia mbi bazë të përhershme i jep ndihmë humanitare Afganistanit. Shumë afganë ndjekin studimet në shkollat e larta ruse dhe qendra të tjera arsimore e trajnimi. Në konferencën e sipërpërmendur po diskutohen angazhimet afatgjata të komunitetit ndërkombëtar për të ndihmuar Afganistanin në periudhën e viteve 2015-2024.