KQZ, Politikë, Zgjedhjet parlamentare 2011. Komente, Komente, Rusia
   
 
   
 
   
 
   
 
   
 
Gjatë stërvitjeve ushtarake në Rusi shpërthyen disa tanke
Kompania "Airbus" refuzoi akumulatorët prej litiumi për shkak të incidenteve me “Boeing 787”
Egjipti refuzoi predhat ruse me përpikëri të lartë
Luftanijet ruse hynë në portin qipriot të Limasolit
Kapitenët e anijeve të Vladivostokut refuzojnë të dalin në det
Politikë Ekonomia Mass media Sociale Shkenca dhe teknologjitë Kulturë Sport Bashkëpunimi Sigurimi Konfliktet

Duma Shtetërore e re nuk do të mund të bëjë dot pa kompromis

Natalia Kovalenko
5.12.2011, 17:27
Printo artikullin Dërgoja një miku Shtoni në Blog
Presidenti Dimitri Medvediev dhe Kryeministri Vladimir Putin. Foto: RIA Lajmet
Presidenti Dimitri Medvediev dhe Kryeministri Vladimir Putin. Foto: RIA Lajmet

Zgjedhjet për Dumën Shtetërore të Rusisë u zhvilluan. Të dhënat përfundimtare në lidhje me preferencat e qytetarëve rusë do të shpallen pas 3 javësh.

Por informacionin mbi atë, se cilat parti u bënë parlamentare për sezonin e ardhshëm politik, e bëri publik Kreu i KQZ-së të Rusisë Vladimir Çurov që të hënën në mëngjes:

- Paraprakisht Partia “Rusia e Bashkuar” mund të pretendojë për 238 vende në Dumën e VI Shtetërore. Partia Komuniste e Federatës Ruse (KPRF) për 92 mandate, shifër kjo pothuajse dy herë më e lartë se ajo e mëparshme. Partia “Rusia e Drejtë” mund të përfitojë 64 mandate, ndërkohë që më parë kishte vetëm 38. Partia Liberal Demokratike e Rusisë (LDPR) kishte 40 vende në parlament, ndërsa tani mund të pretendojë për 56 mandate.

Në llogaritjet e veta KQZ-ja u bazua në të dhënat e përpunimit deri në atë moment të 96% të fletëve të votimit. Ndërkohë duhet thënë, se numri i fletëvotimeve të pavlefshme, të cilat dolën jashtë përdorimit për arsye të ndryshme, përbëri gati 1 milion, domethënë 1,5% të elektoratit të përgjithshëm. Shifra është e madhe. Por megjithatë në Rusi ky tregues është më i ulët se në shumë vende evropiane, vunë në dukje në KQZ.

Një tjetër problem, në të cilin fokusuan vemendjen në KQZ, ishte numri ankesave për shkeljet e ligjit zgjedhor gjatë zhvillimit të votimit. Ato dolën më të vogla se në vitet e mëparshme, theksoi Zëvendës kryetari i KQZ-së Stanisllav Vavillov:

- Është mjaft interesant fakti, se kësaj here praktikisht nuk u dëgjua kritikë nga ana e vëzhguesve të huaj. Megjithatë, shumë vëzhgues të huaj vunë në dukje se në shumicën e qendrave të votimit në rajonet e vendit u votua sipas mënyrës së vjetër - atje nuk kishte kurrfarë “kutish votimi vetëfolëse” dhe risi të tjera. Por kjo nuk e pengoi megjithatë procesin e zgjedhor, mendon përfaqësuesi i Belgjikës Frank Eleyerman:

- Sot ne pamë se Rusia është me të vërtetë një shtet krejtësisht modern demokratik. Me një numër të tillë kaq të madh brezash kohorë (aktualisht 9), si në vendin tuaj, është shumë e vështirë të zhvillohen ashtu siç duhet zgjedhjet. Por gjithçka ishte organizuar në mënyrë të përkryer, duhet thënë. Pa kurrfarë problemesh dhe në regjim normal. Vërtet, unë pashë vetëm qendra votimi pa pajisje kompjuterike. Por jam në dijeni se ju tani po aplikoni aktivisht gjithkund teknologjitë e reja.

Gjithsej në zgjedhjet e fundit parlamentare shprehën dëshirën për të dhënë votën e vet më shumë se 60% e zgjedhësve. Dhe pothuajse gjysma e tyre mbështeti Partinë “Rusia e Bashkuar”. Vërtet kjo shifër është më e ulët se ajo e mëparshme, por megjithatë partia, si dhe më parë, vazhdon të gëzojë popullaritetin më të lartë në Rusi, theksoi Presidenti i vendit Dimitri Medvediev:

- Partia mori pjesë me dinjitet në këto zgjedhje. Ajo veproi në përputhje me ndikimin e vet politik. Dhe ato vende që ne do të fitojmë në Dumën Shtetërore, pasqyrojnë raportin real politik të forcave ekzistuese në vend. Ne në çdo rast, me marrjen parasysh të dukjes së një konfiguracioni më të ndërlikuar të Dumës Shtetërore, do të jemi të detyruar, në lidhje me çështje specifike, të hyjmë në blloqe e koalicione për arritje në marrëveshje. Edhe kolegët tanë, krerët e partive përkatëse, janë shprehur të gatshëm për këtë. Unë jam shumë i lumtur për këtë, sepse kjo do të thotë se demokracia jonë po forcohet.

Tani do të jetë më interesante të vëzhgohen proceset politike dhe legjislative në Rusi.

Nuk e kaluan dot pragun e domosdoshëm 7% për të hyrë në Dumën Shtetërore tre parti - “Jablloko” (“Yabloko”), “Kauza e Drejtë” dhe “Patriotët e Rusisë”. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ato do të bëhen më pak të dukshme në hartën politike të vendit.

Përkatësisht temës

 


Materialet e fundit

 

Artikujt më të klikuar

 

Opinioni juaj

Çfarë i motivon njerëzit që të dalin në rrugë dhe të shtien me armë mbi kalimtarët?
Kopjoni simbolet e pasqyruara në figurë

Shkarko figurë tjetër
 

Tags/Etiketa


Kuzhina politike
 
 
© 2005-2013 Radiokompania Shtetërore e Federatës Ruse "Zëri i Rusisë"
Informacioni për realizimin e kontaktin me neReklama
 
Rambler's Top100