Irani paraqiti një paketë propozimesh për rifillimin e bisedimeve me “gjashtëshen” e ndërmjetësve ndërkombëtarë për rregullimin e çështjes bërthamore iraniane.

0Në fund të tetorit Shefja e diplomacisë evropiane Catherine Ashton deklaroi mbi gatishmërinë e “gjashtëshes” (Britania e Madhe, Kina, Rusia, SHBA, Franca dhe Gjermania) për të rifilluar negociatat për të zgjidhur çështjen e programit bërthamor të Iranit. Sipas fjalëve të saj, në qoftë se Teherani do të pranojë diskutimin e masave konkrete të besimit pa kurrfarë parakushtesh, atëhere mund të bihet dakort për zhvillimin e takimit të rregullt të radhës në javët e ardhshme.