Sipas njoftimit të ekspertit kanadez në sferën e vëzhgimit të aparateve kozmike Ted Molchan, dy objekte të paidentifikuara u shkëputën nga stacioni ndërplanetar rus “Phobos-Grunt”, i cili ngeci në orbitën e ulët të Tokës, dhe u shkatërruan shumë shpejt pas kësaj.

Vëzhguesi i revistës ruse “Të rejat e kozmonautikës” («Новости космонавтики») Igor Lisov konfirmoi informacionin mbi një objekt të shkëputur nga stacioni “Phobos-Grunt”.

0Sipas të dhënave për datën 4 dhjetor rezulton se aparati kozmik po vazhdon të bjerë. Ekspertët rusë i përmbahen mendimit se stacioni ndërplanetar “Phobos-Grunt” mund të dalë nga orbita në janar të vitit 2012.