Gati 2 milionë turistë nga vendet e huaja kanë vizituar Rusinë për periudhën janar-shtator të vitit 2011, shifër kjo që është 9,3% më e lartë se ajo e periudhës analogjike të vitit të kaluar, njoftoi Shërbimi Federal i Statistikës Shtetërore të Rusisë “Rosstat”, ndërkohë që pjesa e turistëve nga shtetet e huaja përbën 96% të gjithë fluksit të vizitorëve të huaj.

0Turistët i tërheq trashëgimia e pasur kulturore e Rusisë dhe monumentet e antikitetit. Përveç Moskës dhe Shën Petersburgut gëzojnë pupullaritet të madh midis turistëve edhe qytetet e vogla, që shquhen për historinë e tyre të moçme mjaft interesante, me monumentet e arkitekturës dhe muzetë e veta të mrekullueshme, të tillë si Novgorod i Madh (Veliky Novgorod), Vladimir, Dimitrov e kështu me radhë.