Rusia po përgatitet të dërgojë më 7 dhjetor në Serbi një autokolonë të Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) të Federatës Ruse të përbërë prej 25 automjetesh speciale, të ngarkuara me ndihma humanitare për serbët që jetojnë në rajonet veriore të Kosovës: mini-centrale elektrike, batanije, produkte ushqimore, enë kuzhine dhe mobilje të përshtatura për kushte fushore. Pesha totale e ngarkesave humanitare përbën rreth 284 tonë.

0Në nëntor një aeroplan rus IL-76 i MSJ dërgoi në qytetin e Nishit për serbët kosovarë një parti me ndihma humanitare me peshë prej 36 tonë.