Moska e konsideron krejtësisht të papranueshëm përdorimin e “modelit të Libisë” në situata të tjera të mbarsura me krizë, thuhet në deklaratën e MPJ të Federatës Ruse, e cila u publikua në lidhje me mbledhjen e pritshme më 8 dhjetor të Këshillit NATO-Rusi.

Rusia del për zgjidhjen e kontradiktave mes qeverisë dhe opozitës në një sërë vendesh të Lindjes së Mesme nëpërmjet dialogut dhe jo me anë të ndërhyrjes ushtarake nga jashtë, siç ndodhi një gjë e tillë në Libi.

0Në Moskë presin një diskutim serioz dhe të hapur në lidhje me situatën në këtë vend në takimin e ardhshëm. Në të do të diskutohen gjithashtu situata në Afganistan, problemet e kontrollit mbi armatimet konvencionale në Europë si dhe çështja e mbrojtjes antiraket (MAR).