Malajzia e konsideron Rusinë si një nga favoritet e tenderit për furnizimin e 18 aeroplanëve gjuajtës për Forcat Ajrore të vendit. Ministri i Mbrojtjes i Malajzisë Ahmad Zahir bin Hamidi tha se aktualisht po shqyrtohet çështja që ka të bëjë me vendosen në aeroplanët e tipit “Su-30” të raketave ruso-indiane “BrahMos” të bazimit ajror.

0“Su-30” dhe modifikimet e tyre janë shumë të kërkuar në Azinë Juglindore. Me këta lloj aeroplanësh janë pajisur ushtritë e Vjetnamit, Indisë, Indonezisë, Malajzisë dhe Kinës. Tenderi për furnizimet në Malajzi të aeroplanëve të këtij tipi do të shpallet në vitin 2012, por shuma e supozuar e tij nuk bëhet e ditur ende.