Bill Gates - themeluesi i kompanisë “Microsoft” - po zhvillon aktualisht bisedime me Korporatën kombëtare bërthamore të Kinës për krijimin e përbashkët të reaktorit bërthamor të gjeneratës së re, përpunuese e të cilit është kompania “Terra Power” që financohet prej tij.

0Ky reaktor është i aftë të punojë me uranium të varfëruar. Procesi i djegies së karburantit në të është shumë i ngadalshëm, por lejon megjithatë sigurimin e prodhimit të vazhdueshëm të energjisë elektrike për dekada të tëra pa rifurnizim suplementar me karburant. Reaktori është mjaft ekonomik, kompakt, i sigurt dhe me kosto të lirë.