Sipas të dhënave të KQZ-së të Rusisë deri më 8:00, sipas orës së Moskës, pjesëmarrja në zgjedhjet për Dumën Shtetërore përbëri 60,2%. Në to kryeson Partia “Rusia e Bashkuar”, e cila ka fituar 49,72% të votave.

0Pas përpunimit të 93,27% të protokolleve KQZ-ja njofton, se Partia Komuniste e Federatës Ruse (KPRF) i siguroi vetes 19,15%, Partia “Rusia e Drejtë” - 13,16%, Partia Liberal Demokratike e Rusisë (LDPR) - 11,67%. Ndërsa tre partitë e tjera të regjistruara nuk kalojnë dot në parlament: “Jablloko” (“Yabloko”) mori 3.21% të votave, “Patriotët e Rusisë” - 0,96” dhe “Kauza e Drejtë” - 0,59%.