Në takimin me udhëheqjen e “Rusia e Bashkuar” dhe mbështetësit e saj në shtabin e partisë Kryeministri Vladimir Putin i quajti të dhënat paraprake të zgjedhjeve në Dumën Shtetërore “rezultat optimal”, i cili pasqyron gjendjen reale të punëve në vend.

Partia “Rusia e Bashkuar” mbetet forca më e madhe politike në parlament, por do të hyjë në marrëdhënie koalicioni, blloku me forca të tjera politike në Dumën Shtetërore, vuri në dukje në takim Presidenti Dimitri Medvediev.