Ish Kryeministri i Tajlandës Thaksin Shinawatra, i cili jeton në mërgim, nuk është përfshirë në listën e personave të falur me rastin e ditëlindjes së mbretit Bhumibol Adulyabej. Mbreti i Tajlandës, i cili më 5 dhjetor do të mbushë 84 vjeç, nënshkroi të dielën dekretin për faljen e rreth 20.000 të burgosurve.

Amnistia shpallet tradicionalisht çdo vit me rastin e ditëlindjes së monarkut. Kësaj herë do të amnistohen personat mbi 60 vjeç.