Trupat e Qarkut Jugor Ushtarak të Rusisë në vitin 2011 u pajisën me disa qindra njësi automjete të reja të blinduara, komplekse raketore dhe sisteme komunikimi (ndërlidhjeje), deklaroi Kreu i shërbimit për shtyp të Qarkut Jugor Ushtarak, koloneli Igor Gorbul.

Aviacioni i qarkut Krasnodar dhe Stavropol mori 12 aeroplanë gjuajtës “Su-30M2” dhe “Su-27SM3”, rreth 20 helikoptrë të rinj “Gjahtari i Natës” (“Night Hunter”) si dhe helikopterët e modernizuar luftarakë të transportit “Mi-8AMTSH”.