SHBA filluan të dielën tërheqjen e efektivit dhe teknikës luftarake nga baza ushtarake ajrore “Shamsi” në provincën pakistaneze Baluchistan, pasi qeveria e Pakistanit i kërkoi atyre të largohen prej andej. Si afatin e fundit për largimin e trupave amerikane nga baza ajrore autoritetet e vendit kanë përcaktuar datën 11 dhjetor.

Në bazën ushtarake “Shamsi” deri në momentet aktuale kanë qenë të dislokuar aeroplanët e papilotuar amerikanë, me anë të të cilëve jepeshin goditje mbi bazat e militantëve në zonat e thella malore të Afganistanit.