Sot anija e rojes (vëzhgimit) bregdetare “Lladnij” («Ладный») e Flotës së Detit të Zi të Rusisë doli 24 orë para kohës së caktuar nga porti i Sevastopolit dhe mori kursin drejt Detit Mesdhe, ku do të takohet me grupin e luftanijeve të Flotës Veriore dhe Flotës së Balltikut të Rusisë. Për garantimin e sigurisë së anijes në bordin e “Lladnij” ndodhet një nënrepart i forcave të anti-terrorit nga përbërja e brigadës së veçantë të këmbësorisë së marinës.

Sipas të dhënave të gazetarëve, grupi i anijeve ruse në pranverë të vitit 2012 do të hyjë në portin sirian Tartus. Megjithatë, burime zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes ruse pohojnë se gjatë zhvillimit të stërvitjeve ushtarake në Detin Mesdhe nuk planifikohet hyrja e anijeve ruse në Siri.