Aeroplani dy-vendësh me motor të lehtë “Sierra” u nis nga aerodromi “Gorelovo” në periferitë e Shën Petersburgut më 3 dhjetor në orën 16:00, kurse më 16:24 u rrëzua në rajonin Krasnoe Sello. Piloti instruktor 52-vjeçar i Qendrës Kolauduese të Aviacionit të Shën Petersburgut vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa nxënësi i tij 37-vjeçar u shtrua urgjentisht në spital.

Shkaku kryesor i rrëzimit të aeroplanit është disfunksionimi i motorit. Në të njëjtën kohë, hetimi nuk përjashton edhe versione të tjera të aksidentit ajror.