Kalendari Maya (përfshin sistemin e kalendarëve të krijuar nga civilizimi Maya në Amerikën Qendrore të periudhës para-kolumbiane) tregon për fundin e ciklit 5126-vjeçar më 12 dhjetor të vitit 2012, datë kjo që shënon kthimin e Bolona Yokte - perëndisë së luftës dhe krijimit. Shpesh herë kjo interpretohet si parashikim i apokalipsit në vitin e ardhshëm. Megjithatë, hulumtuesit konfirmojnë se, në fakt, civilizimi Maya kishte parasysh përfundimin e një periudhe të krijimit të Gjithësisë dhe fillimin e një periudhe tjetër.

Specialisti në fushën e artit nga Universiteti Autonom Kombëtar i Meksikës (Universidad Nacional Autónoma de México) Eric Velasquez e quajti pikëpamjen e përhapur të gabuar, mashtuese, e cila ndjek qëllime marketingu, kurse bashkëpunëtorët e Institutit Kombëtar të Antropologjisë dhe Historisë të Meksikës (Instituto Nacional de Antropología e Historia) i përmbahen mendimit, se mënyra e mesianike e të menduarit të Perëndimit shtrembëron botëkuptimin e qytetërimeve të lashta të tilla si Maya.