Vendosja e embargos për importet e naftës nga Irani do të çojë në një rritje të mprehtë të çmimeve botërore të kësaj lënde hidrokarbure. Për këtë njoftoi sot përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit. “Sapo kjo çështje të fillojë të shqyrtohet seriozisht, çmimet e naftës do të rriten deri në 250 $ për fuçi”, - tha ai.

Javën e kaluar Presidenti francez Nicolas Sarkozy doli me thirrjen për të miratuar “sanksione të pashembullta” kundër Irakut, jo vetëm duke ndaluar blerjen e naftës së tij, por dhe duke ngrirë aktivet e Bankës Qendrore të Iranit jashtë shtetit. Ky propozim do të diskutohet në një takim të ministrave të punëve të jashtme të vendeve të BE-së, ndërsa më pas edhe në samitin e Bashkimit Evropian.