Përpjekja e re për të vendosur kontakt me sondën ndërplanetare kozmike ruse “Phobos-Grunt”, e cila u ndërmorr nga stacioni evropian i vrojtimit në Australi, dështoi. Siç njoftuan në përfaqësinë e Agjencisë Hapësinore Evropiane, të premten stacioni tjetër i saj në Ishujt Kanarie do të ndërmarrë dy përpjekje për tu lidhur me aparatin ndërplanetar rus.

“Phobos-Grunt”, i cili u lëshua më 9 nëntor nga kozmodromi “Bajkonur”, nuk mundi të dalë dot në trajektoren e fluturimit drejt Marsit dhe mbeti në orbitën e Tokës. Sipas të dhënave të Komandës Strategjike të SHBA, orbita e sondës ndërplanetare po vazhdon të ulet.