Vendet perëndimore reaguan në mënyrë mjaft të mprehtë ndaj dënimit me vdekje të terroristëve që organizuan shpërthimin në metronë e kryeqytetit bjellorus Minsk. Evropa iu drejtua Presidentit të Bjellorusisë Aleksandër Llukashenko me lutjen që ti falë kriminelët dhe, në përgjithësi, të vendosë moratorium ndaj dënimit me vdekje në vend.

Rreptësia e aktgjykimit, që i shpalli Gjykata e Minskut terroristëve të dyshuar, të supozuar Dimitri Konovallov dhe Vlladisllav Kovalov, shkaktoi një reagim unanim në Evropë. Autoritetet e Botës së Vjetër e dënuan vendimin e dënimit me vdekje dhe i bënë thirrje Presidentit të Bjellorusisë që ti falë sulmuesit.

Kryetari i Parlamentit Evropian Jerzy Buzek deklaroi se Brukseli vazhdon të mbetet kundërshtar i bindur i dënimit me vdekje. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës Thorbjorn Jagland iu drejtua Minskut me kërkesën për të mos ekzekutuar dënimin me vdekje. Dhe, në përgjithësi, sipas fjalëve të tij, viktimat e aktit terrorist të prillit dhe familjet e tyre meritojnë drejtësi dhe jo hakmarrje. Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Catherine Ashton kujtoi, se Bjellorusia është i vetmi vend evropian që praktikon akoma dënimin me vdekje dhe i bëri thirrje asaj për t’u bashkuar me moratoriumin mbi dënimin me vdekje.

Komisioneri për të Drejtat e Njeriut i Gjermanisë Markus Lening theksoi se dënimi me vdekje nuk është mjet adekuat, i përshtatshëm as si ndëshkim dhe as në luftën kundër krimit. Përveç kësaj, vë në dukje Drejtori i organizatës jo-qeveritare “Shkëmbimi ruso-gjerman” Stefan Melle, nuk mund të përjashtohet edhe gabimi i drejtësisë:

- Me sa kuptova unë, gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor krimi i Dimitri Konovallov dhe Vlladisllav Kovalov nuk është provuar plotësisht. Ndërsa kjo është akoma dhe më keq - kur ekziston një propabilitet i vogël se dënimit me vdekje do ti nënshtrohen njerëz të pafajshëm. Unë jam kundërshtar principial i dënimit me vdekje dhe mendoj se do të ishte mirë për fillimin e ndryshimeve në shtetin bjellorus anulimi i dënimit me vdekje.

Në fakt, autoritetet dhe aktivistët e të drejtave të njeriut në Evropë janë përqendruar në dy gjëra në argumentimin e pozitës së vet. Dënimi çnjerëzor - meqenëse në Bjellorusi dënimi me vdekje do të thotë pushkatim - dhe rreziku i gabimit nga ana e organeve të drejtësisë. Dyshime shprehin bile edhe njerëzit që u lënduan në metronë e Minskut. Atëhere, duam t’ju kujtojmë, gjetën vdekjen 15 persona dhe mbi 20 të tjerë u plagosën.

0Duam të vemë në dukje, se Minsku zyrtar tani për tani nuk ka reaguar në kurrfarë mënyre ndaj thirrjeve që i bëhen atij nga Evropa për të anuluar dënimin me vdekje në vend.

Roman Mamonov