Posta e Republikës Popullore të Kinës me qëllim të promovimit të shërbimeve të veta u ofron klientëve dërgimin e mesazheve nëpërmjet kompjuterit të instaluar në stacionin orbital “Tiangong 1”. Mesazhet do të kthehen nga stacioni në një zyrë postare në Pekin. Atje ato do ti shtypin, do ti vendosin në zarf tematik dhe do t’ia nisin me pullë speciale marrësit.

0“Tiangong 1” është moduli i papilotuar orbital, i cili u lëshua në hapësirë në shtator të këtij viti me qëllim të krijimit aty nga viti 2020 të stacionit të përhershëm të pilotuar kinez në kozmos.