Korporata Shtetërore ruse për Energjinë Atomike “Rosatom” ia hyri punës për ndërtimin e centralit të parë bërthamor në Vjetnam. Siç njoftoi shërbimi për shtyp i “Rosatom”, në sheshin e ndërtimit në provincën Ninthuan janë vendosur 10 sonda shpimi dhe mbi 20 pajisje teknike ndërtimi.

0Gjithsej aty nga viti 2015 Vjetnami ka ndërmend të ndërtojë 8 centrale në 5 provinca. Në ndërtimin e dy prej tyre do të marrë pjesë Rusia. Vlera totale e kontratës është 10 miliardë $.