Në dritën e mbylljes nga Pakistani të korridoreve të transportit  për furnizimin e trupave të NATO-s në Afganistan, Rusia mund ti japë ndihmë SHBA për realizimin e tranzitit të ngarkesave ushtarake dhe ridislokimin e njësive ushtarake. Për këtë shkruajnë ekspertët e Qendrës së interesave kombëtare në artikullin e publikuar në gazetën “The New York Times”. Sipas mendimit të tyre, SHBA duhet të zgjerojnë bashkëpunimin me Rusinë në këtë fushë. Hapja nga Moska e korridorit për transportimin e trupave nëpërmjet territorit rus do të ndihmojë amerikanët, në veçanti, gjatë tërheqjes së trupave të tyre nga Afganistani.

0Më 26 nëntor helikopterët e NATO-s dhanë goditje mbi një pikë kontrolli në Pakistan, duke vrarë më shumë se 20 kufitarë. Në përgjigje, Islamabadi shpalli mbi mbylljen e korridoreve të transportit në territorin e vet nëpërmjet të cilëve realizoheshin furnizimet për forcat e Aleancës së Atlantikut të Veriut në Afganistan.