Përbërja e klubit rus të futbollit “Anzhi” («Анжи») nga qyteti Mahaçkalla, i cili zotërohet nga miliarderi Suleimen Kerimov, në të cilin gjatë këtij viti kanë kaluar yje të tillë të futbollit botëror si Roberto Carlos dhe Samuel Eto’O, mund të shtohet me lojtarin e famshëm Didier Drogba.

0Futbollistit nga Côte d’Ivoire tani po i përfundon kontrata me “Chelsea”, klub ky në pronësi të Roman Abramoviçit, dhe ai dëshiron të gjejë një vend të qetë, por të paguar mirë. Klubi “Anzhi”, sipas mendimit të Didier Drogba, i përmbush këto kushte. Në klubin “Anzhi” interesin për të blerë tre herë kampionin e Premier League angleze nuk e konfirmuan, por dhe nuk e mohuan megjithatë.