Detashmenti i luftanijeve ruse të Flotës së Paqësorit, i prirë nga kryqëzori raketor “Variag”, mbërriti sot në portin e bazimit të vet në Vladvostok, në Lindjen e Largët të Rusisë. për 70 ditë lundrim në Oqeanin Paqësor ai përshkoi 18.000 milje detare.

Për lundrim anijet u nisën më 20 shtator, pas përfundimit të manorave në shkallë të gjerë pranë brigjeve të Gadishullit të Kamçatkës. Në portin Maizuru marinarët ushtarakë rusë së bashku me Forcat e vetëmbrojtjes të Japonisë zhvilluan stërvitjet ushtarake për kërkimin dhe shpëtimin e anijes që ka dhënë sinjalin alarmit “SOS”, kurse në ishullin Guam praktikuan me ushtarakët amerikanë veprimet e përbashkëta për lirimin e anijes së kapur nga terroristët e supozuar. Në Vankuver të Kanadasë marinarët rusë morrën pjesë për herë të parë në ceremonitë e organizuara me rastin e Ditës Përkujtimore të ushtarakëve të rënë në fushat e betejave.