Kina nxorri në obitë satelitin e 10-të të sistemit të vet global të navigacionit “Beidou”. Lëshimi i tij u realizua sot me ndihmën e raketëmbajtëses “Changzheng-3A” (“Long March-3A”) nga kozmodromi “Xichang” në jugperëndim të provincës Sichuan.

0Kina planifikon të krijojë sistemin e pavarur satelitor global të navigacionit të tipit të atij amerikan GPS, evropian “Galileo” dhe rus “GLONASS”. Aty nga viti 2012 ai do të mbulojë rajonin e Azi-Paqësorit, ndërsa në vitin 2020, kur numri i satelitëve të saj në orbitë të rritet deri në 30, sistemi “Beidou”do të fillojë të funksionojë si global.