Gjuajtësi serik multifunksional super i manovrueshëm Su-35S, i projektuar për tu vënë në shërbim të Forcave Ajrore ruse, realizoi sot fluturimin e parë në Komsomolsk në Amur.

0“Fluturimi zgjati më shumë se një orë. Të gjitha agregatet dhe sistemet e avionit funksionuan për mrekulli. Vërejtje në lidhje me punën e motorit dhe aparaturave të bordit nuk ka”, - njoftoi një burim në kompleksin ushtarako-industrial. Pas përfundimit të testeve të kolaudimit të uzinës së prodhimit, ky aeroplan do të vihet në shërbim të Forcave Ajrore ruse. Në përputhje me kontratën e nënshkruar më parë ato do të furnizohen me 48 gjuajtës multifunksionalë Su-35S.