Sot në Rusi është dita e fundit e fushatës së agjitacionit përpara zhvillimit të zgjedhjeve për Dumën Shtetërore - Dhomën e Ulët e parlamentit rus. Në eterin e kanaleve radiotelevizive shtetërore do të zhvillohen debatet finale, publiku për herë të fundit do të shohë reklamat agjitative të fushatës.

0Më 24.00, sipas orës së Moskës, vjen e ashtuquajtura “ditë e heshtjes zgjedhore”, kur ndalohen mitingjet elektorale, marshimet dhe piketat.