Sot në Vladivostok (Lindja e Largët e Rusisë) do të niset për në Antarktidë anija me motor diesel “Vasili Gollovnin”. Ajo do të çojë në stacionet argjentinase grupet e radhës të eksploratorëve të polit dhe pajisjet e nevojshme për to.

0Fillimisht anija do të hyjë në portin malajzian Penang për të marrë në bord helikopterin KA-32. Më pas ajo do të lundrojë drejt Buenos Aires, ku do të ngarkohet me pajisjet e duhura. Ekspedita do të vazhdojë deri në mars të vitit të ardhshëm. Ky do të jetë tashmë lundrimi i 5-të i anijes ruse “Vasili Gollovnin” në brigjet e Antarktidës.