Në vitin 2012 në Rusi do të fillojë ndërtimi i nëndetëses bërthamore të modernizuar të tipit “Borei-A”. Siç njoftoi konstruktori i përgjithshëm i Byrosë Qendrore Projektuese të teknikës detare Andrei Diaçkov, në faza të ndryshme të përfundimit të ndërtimit ndodhen 3 anije të tipit “Borei”: “Juri Dollgorukij”, “Aleksandër Nevskij” dhe “Vladimir Monomah”. Ndërtimi i nëndetëses së katërt të kësaj serie tashmë ka filluar.

0Gjithsej në kuadrin e projektit duhet të ndërtohen 8 nëndetëse. Nëndetësja bërthamore “Juri Dollgorukij” është e pajisur me raketa “Bulava”, lëshimi përfundimtar provë i së cilës do të realizohet në gjysmën e parë të vitit 2012. Pas kësaj Ministria e Mbrojtjes do të pajisë me këtë lloj rakete ushtrinë.