Presidenti Dimitri Medvediev i bëri thirrje qytetarëve të vendit që të vijnë patjetër më 4 dhjetor në vendvotimet e hapura anembanë vendit dhe të votojnë për një parlament kompetent. Në video-mesazhin e vet parazgjedhor drejtuar bashkëqytetarëve ai theksoi se nga zgjedhja që do të bëjnë ata do të varet se cilët persona do të mbrojnë interesat e tyre, nëse do të zbatohen masat e nevojshme për zhvillimin e ekonomisë, sferës sociale, luftës kundër korrupsionit dhe krimit, masat për mbrojtjen e vendit nga kërcënimet e jashtme.

0Medvediev kujtoi se në zgjedhjet parlamantare marrin pjesë 7 parti të regjistruara politike. Në fushatën paraelektorale të gjitha atyre iu krijuan kushte të barabarta për konkurrencë të lirë, nënvizoi Presidenti Medvediev.