Rusishtja mund të bëhet gjuhë shtetërore në Letoni. Banorët rusisht-folës të saj kanë mbledhur nënshkrimet e 10% të popullsisë në mbështetje të referendumit mbarëkombëtar. Sipas rezultateve të tij në Kushtetutë mund të gjejë pasqyrim, përveç letonishtes, gjuha e dytë zyrtare - rusishtja.

Aktualisht rusishtja në Letoni është gjuhë e pakicës, pavarësisht nga fakti se atë e flet pothuajse gjysma e popullsisë së Republikës. Në vitet e fundit autoritetet e vendit po shtypin gjithnjë e më shumë të drejtat e “minoritetit”. Një nga kufizimet më të rrepta u bë ndalimi i mësimdhënies në gjuhën ruse në shkollat dhe universitetet e Letonisë. Përveç kësaj, në të gjitha institucionet shtetërore duhet të flitet vetëm në letonisht. Kjo dhe është arsyeja që i shtyu përkrahësit e gjuhës ruse të mbledhin nënshkrimet në mbështetje të mbajtjes së referendumit për ndryshimin e statusit të gjuhës ruse. Tashmë janë mbledhur 18.000 firma, ndërkohë që nevojiten vetëm 150.000, vë në dukje njëri nga udhëheqësit e lëvizjes “Për gjuhën amëtare” Eugjeni Osipov:

- Për 20 vjet me radhë gjuhën ruse e kanë nxjerrë sistematikisht nga të gjitha sferat shtetërore. Kjo është krejtësisht e padrejtë, sepse atë e flet 40% e popullsisë. Në parim, gjuhën ruse në Letoni e kuptojnë më mirë se letonishten. Shumica e popullsisë rezulton faktikisht rusishtfolëse dhe është budallallëk i madh që ajo nuk gëzon asnjë status.

Mbledhja e nënshkrimeve u zhvillua në sfondin e kundërshtimit të rreptë nga ana e autoriteteve. Ato kanë kritikuar gjithashtu hapur nismën në fjalë, duke deklaruar se mbledhja e nënshkrimeve është hedhje e kotë në erë e parave të buxhetit. Por praktika tregoi qartë megjithatë se qytetarët nuk e vendit nuk qëndrojnë indiferentë. Në ditët e fundit të mbledhjes së firmave njerëzit qëndronin në rradhë të gjata për të mbështetur referendumin. Më tej projekti i amendamenteve përkatëse në Kushtetutë do ti paraqitet Presidentit të Letonisë Andris Berzins, i cili është i detyruar t’ia dorëzojë atë për shqyrtim parlamentit. Në qoftë se atje do ta hedhin poshtë këtë projekt, atëhere do të mbahet referendumi. Kurse në të duhet të sigurohen 50% e votave të zgjedhësve - pra, zërat e 800.000 banorëve të Republikës.

Me sa duket nga të gjitha, nuk ka gjasa për arritje suksesi në referendum: një pjesë e konsiderueshme e popullsisë rusishtfolëse nuk ka shtetësi dhe as të drejtë vote si rrjedhojë. E megjithatë, referendumi do të evidentojë edhe një herë, në veçanti për strukturat e BE, gjithë mprehtësinë e problemit të pakicave kombëtare në Letoni.

0Zhvillimi i referendumit, pavarësisht nga rezultatet e tij, do të bëhet një sfidë serioze për bashkësinë ndërkombëtare. Sepse demokracia ekziston megjithatë në Letoni dhe zëri i 40% të popullsisë, të drejtat e së cilës shkelen në mënyrë flagrante prej autoriteteve të vendit, do të dëgjohet njëherë megjithatë.

Aleksandra Zaharova