Kërkesa e 20.000 serbëve të Kosovës për tu dhënë atyre shtetësinë ruse nuk mund të kënaqet për shkak të normave ekzistuese të legjislacionit të Federatës Ruse, deklaroi Zëdhënësi i MPJ të Rusisë Aleksandër Llukasheviç.

Por ajo do të rrisë vëllimin e ndihmave humanitare për ta. Aeroplani i parë me ngarkesa ushqimore dhe artikuj të nevojës së parë tashmë u dërgua në Beograd.

0Përveç kësaj, Rusia do të vazhdojë të promovojë të drejtat legjitime të serbëve që jetojnë në Kosovë me mjete politike dhe diplomatike, tha Aleksandër Llukasheviç.