Shkencëtarët kazakistanas zbuluan një mineral të ri, të cilin ia dedikuan 20-vjetorit të pavarësisë së vendit të tyre dhe e quajtën NURNAZEN - për nder të Presidentit Nursulltan Nazarbajev. Emri i mineralit është një akronim i gërmave të para të emrit dhe mbiemrit të Kryetarit të shtetit, njoftuan në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të republikës.

0Minerali i ri nga klaseterat e hidrokarbureve vlerësohet si mjaft premtues për nga pikëpamja shkencore dhe praktike në sferën e teknologjive të larta, në fushën e mjekësisë dhe kimisë.