Rusia i bën thirrje Koresë së Veriut për të ngrirë programin e vet bërthamor. Në komentin e Ministrisë së Jashtme të Rusisë theksohet, se Moska nuk e vë në dyshim të drejtën sovrane të Phenianit për zhvillimin e energjetikës së vet bërthamore, por nuk mund të pajtohet me faktin se kjo e drejtë ushtrohet nga ai në kundërshtim me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ministria e Jashtme ruse i bëri thirrje Republikës Popullore Demokratike të Koresë për t’ia vënë veshin mendimit të komunitetit botëror dhe për tu rikthyer në Traktatin e Mospërhapjes së armëve bërthamore.

0Si hap të parë ajo duhet të shpallë medoemos moratoriumin për të gjitha aktivitetet bërthamore, përfshirë edhe pasurimin e uraniumit, dhe të ftojë në vend ekspertët e ANEA-s për inspektimin e objektit të pasurimit të uraniumit në qendrën bërthamore në Yongbyon, deklaruan në MPJ të Federatës Ruse.