Senati (Dhoma e Lartë e parlamentit) i Kazakistanit sot miratoi njëzëri amendamentet në ligjin kushtetues “Për Presidentin e parë të Republikës së Kazakistanit - Udhëheqësin e Kombit”, i cili i jep Presidentit të vendit Nursulltan Nazarbajev titullin “Hero i Popullit”.

0Në mbledhjen e Senatit u theksua se Nazarbajev është themeluesi i shtetit të ri të pavarur, i cili ka garantuar unitetin e tij, mbrojtjen e Kushtetutës, lirive dhe të drejtave të njeriut. Nën drejtimin e tij Republika ka zënë një pozitë të lartë në arenën ndërkombëtare, gjë për të cilën dëshmon kryesimi i Kazakistanit në OSBE në vitin 2010.