Në dhjetor Rusia do të kryesojë Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Përfaqësuesi i Përhershëm i Federatës Ruse në OKB Vitali Çurkin do të zëvendësojë sot në postin e Kryetarit portugezin José Cabral. Kryetari i ri do të zhvillojë takime bilaterale me kolegët e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për bashkërenditjen e planit të punës për një muaj. Në qendër të vemendjes do të jetë situata në Lindjen e Mesme.

0Këshilli i Sigurimit i OKB-së përbëhet nga 15 anëtarë, duke përfshirë edhe 5 të përhershëm - Britania e Madhe, Kina, Rusia, SHBA dhe Franca.