Qendra ruse e Drejtimit të Fluturimeve ngriti deri në 2 kilometra orbitën e Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN). Në momentet aktuale ai ndodhet rreth 400 kilometra mbi Tokë. Korrektimi i orbitës u bë me qëllim të përgatitjes së SKN për bashkimin me anijen ruse të mallrave “Sojuz”, e cila në fund të dhjetorit do të sjellë në obitë një ekuipazh të ri.

0Korrektimi i obitës bëhet periodikisht edhe për të shmangur përplasjet e stacionit me “mbeturinat kozmike” - fragmentet e satelitëve dhe anijeve të  vjetra. Operacioni u realizua në mënyrë automatike me komanda nga Toka.