Teknologjitë moderne mundësojnë zhvillimin e operacioneve të shpëtimit pa pjesëmarrjen e njerëzve dhe qenve. Shkencëtarët amerikanë kanë shpikur robotin elastik, mjaft fleksibël katërkëmbësh, i cili nga pamja e jashtme ngjason shumë me krimbin. Ai mund të depërtojë në plasa, të çara shumë të ngushta, të gjejë viktimat nën rrënojat e godinave. Kurse studentët rusë, siç doli, kanë shpikur tashmë një seri të tërë robotësh të dobishëm, të aftë për më shumë se kaq.

Shpikësit e rinj nga Universiteti Shtetëror i Teknologjive të Informacionit, Mekanikës dhe Optikës të Shën Petersburgut (ITMO) çdo vit marrin pjesë në konkurset e shumta ndërkombëtare të novatorëve, duke habitur botën me shpikjet e tyre. Në veçanti, ata kanë shpikur merimangën gjashtëkëmbëshe, e cila përkatësisht funksioneve, që është e aftë të kryejë, nuk mbetet aspak inferiore ndaj krimbit amerikan.

Përmasa e robotit amerikan - pak më shumë se 12 centimetra në gjatësi, ai ka katër gjymtyrë dhe mund të rrëshqasë, të zvarritet nën xhamin e fiksuar në një lartësi prej 2 centimetra nga dyshemeja. “Roboti ynë është më shtatlartë, por zgjidh megjithatë po të njëjtat detyra”, - njoftoi për Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” Drejtori i Katedrës së Sistemeve të Komandimit dhe Informatikës të ITMO Aleksei Bobtsov:

- Ai mund të lëvizë në sipërfaqe me reliev të thyer, të depërtojë në plasa, të çara të thella dhe të gjejë njerëz të mbetur nën pirgje, rrënoja. Ne kemi gjithashtu edhe robotë me rrota dhe robotë të blinduar. Ata janë të vegjël dhe, pa u përplasur me muret, mund të avancojnë drejt pikës së caktuar. Ne kemi robotë të aftë për tu zhvendosur në një pikë të caktuar gjeografike, për shembull, në mënyrë të padevijueshme drejt veriut. Janë shpikur prej nesh edhe të ashtuquajturit kuadrokopter, robotë me elikë (helikopterë) të aftë për të fluturuar në hapësira të mbyllura, por këta janë, padyshim, pajisje me përmasa më të mëdha se ajo që kanë shpikur amerikanët.

0Tani për tani shpikjet e studentëve nuk kanë gjetur përdorim të gjerë, por kjo është vetëm çështje kohe. Këtë verë Universiteti (ITMO) nënshkroi një marrëveshje me Akademinë e ekonomisë kombëtare të Rusisë. Ajo parashikon që shpikësit e talentuar të kenë mundësi jo vetëm të gjenerojnë idetë shkencore, por dhe të fitojnë për to të holla të mira në ndërmarrjet e krijuara pranë 64 degëve rajonale të Akademisë. Përveç kësaj, ITMO bashkëpunon në mënyrë mjaft aktive me Fondin “Skolkovo”. Ndërsa kjo do të thotë se së shpejti  zhvillimet e shpikësve të rinj rusë do të bëhen pjesë e jetës së përditshme.

Marina Vollkova