Njësia e anijeve të Flotës Veriore të Rusisë, e përbërë nga kryqëzori i rëndë aeroplanmbajtës “Admiral Kuznecov” dhe anija e madhe anti-nëndetëse “Admiral Çebanenko”, do të niset për rrugë të largët më 6 dhjetor. Në programin e lundrimit të saj janë parashikuar zhvillimi i stërvitjeve ushtarake në Atlantik dhe në Detin Mesdhe si dhe hyrja në portin sirian Tartus, ku ndodhet pika ruse e mbështetjes teknike të anijeve.

0Lundrimi i kësaj njësie anijesh aeroplanmbajtëse dhe hyrja në portin Tartus ishin planifikuar shumë kohë para përkeqësimit të situatës në Siri dhe për këtë arsye u morr vendimi për të mos e anuluar atë. Pas rimbushjes së rezervave të veta anijet ruse do të largohen nga porti Tartus. Kthimi i tyre në bazën e Flotës Veriore planifikohet në fillim të shkurtit.