Në vitet 2013-2014 hyrjet e kapitalit neto në Rusi mund të përbëjnë 20-30 miliardë $ në vit. Një parashikim i tillë u bë në Forumin bankar në Londër nga Zëvendës ministri i Zhvillimit Ekonomik të Federatës Ruse Andrei Klepaç.

0Sipas fjalëve të tij, pikërisht në vitin 2013 do të ndryshojë drejtimi i lëvizjes së kapitalit. Rrjedhja e tij nga Rusia në vitin 2011 mund të arrijnë deri në 80 miliardë $, kurse vitin e ardhshëm parashikohet vetëm 20 miliardë $. Më parë ndryshimi i tendencës së rrjedhjes së kapitalit nga Rusia pritej në vitin 2012.