Sot në Stamboll, pranë Tempullit të Shën Sofisë, një person i paidentifikuar hapi zjarr me armë dhe plagosi dy persona, njofton nga Stambolli korrespondetja e Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Olga Osipova. Incidenti ndodhi në parkun e Sulltanahmet, ku ka gjithmonë shumë turistë të huaj.

0Në mediat turke qarkulloi fotografia, në të cilën pasqyrohet sulmuesi, i armatosur si minimum me dy pushkë. Sipas fjalëve të dëshmitarëve okularë, sulmuesi dyshohet të jetë sirian dhe para se të hapte zjarr mbi njerëzit në park shqiptoi frazën “Allahu Ekber” (“Zoti është i madh”).