Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Rusisë miratoi listën e mediave shtetërore, në të cilat kandidatët e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale të 4 marsit të vitit 2012 mund të zhvillojnë agjitacion zgjedhor pa pagesë. Këto janë TV dhe radiokompanitë shtetërore, duke përfshirë edhe “Zëri i Rusisë”, e cila transmeton për vendet e huaja, si dhe disa gazeta.

0Të dielën e kaluar në Moskë u mbajt Kongresi i “Rusia e Bashkuar”, në të cilin ajo e para nga partitë politike propozoi kandidatin e saj për president - Kryeministrin aktual Vladimir Putin.