Koreja e Veriut po përshpejton punën për krijimin e reaktorit bërthamor me ujë të lehtë dhe prodhimin e uraniumit me pasurim të dobët për të, njoftoi Agjencia e Koresë së Jugut “Renhap” me referim tek MPJ e Republikës Popullore  Demokatike të Koresë (RPDK). Ky aktivitet po zhvillohet për qëllime ekskluzivisht paqësore, thuhet në njoftimin e MPJ.

0Koreja e Veriut e shpalli veten shtet bërthamor në vitin 2005. Në vitet 2006 dhe 2009 vendi ndërmorri një sërë provash bërthamore, ndaj të cilave Këshilli i Sigurimit i OKB-së reagoi me vendosje sanksionesh, si dhe kërkoi që ajo të heqë dorë nga syminet e veta për zotërimin e armës bërthamore dhe ti rikthehet negociatave mbi denuklearizimin e Gadishullit Korean.