Radari i ri në perëndim të vendit u vu në dezhurn eksperimental luftarak. Radari “Voronezh-DM” do të kontrollojë hapësirën ajrore nga Poli i Veriut deri në Afrikën e Veriut. Rrezja e veprimit të tij është rreth 6000 kilometra. Urdhëri për vënien e radarit në veprim u dha nga Presidenti Dimitri Medvediev në përgjigje të vendosjes së sistemit amerikan të mbrojtjes antiraket (MAR) në Evropë.

Vënia në veprim e radarit në Kaliningrad është një nga deklaratat e Presidentit Medvediev, që tingëlluan më 23 nëntor, në përgjigje të vendimit të SHBA për të pezulluar plotësimin e angazhimeve të veta përpara Rusisë në kuadër të Traktatit mbi Forcat Konvencionale në Evropë. Presidenti bëri publik gjithashtu një kompleks të tërë masash, të cilat do të ndërmerren nëse Uashingtoni do të vazhdojë të ndjekë kursin e vet.

- Në kuadër të krijimit të sistemit të Mbrojtjes Ajrore dhe Kozmike të Rusisë një nga çështjet prioritare do të jetë përforcimi i mbrojtjes së objekteve të Forcave strategjike bërthamore ruse. Plus kësaj, raketat strategjike balistike, të cilat po vihen tani në shërbim të ushtrisë, do të pajisen me komplekse të kapërcimit të MAR dhe me mbushje të reja shumë të efektshme bërthamore. Përpara forcave të armatosora është shtruar gjithashtu detyra për përpunimin e masave që do të garantojnë, në rast nevoje, shkatërrimin e mjeteve të drejtimit dhe informacionit të sistemit të MAR.

Megjithatë, duhet thënë, se tani për tani veprime të tilla kanë vetëm karakter paralajmërues, thotë Kryetari i Komitetit Ndërkombëtar të Dumës Shtetërore Konstantin Kosaçov:

-  Kjo është një kujtesë për partnerët tanë se mundësitë për të arritur marrëveshje të tilla nuk janë shteruar akoma dhe se, në rast ndryshimi të qëndrimit të Uashingtonit, shansi për të vazhduar bashkëpunimin në sferën e stabilitetit strategjik mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe NATO-s ruhet ende.

Këto ditë Azerbajxhani kërkoi nga Rusia rritjen e qirasë për shfrytëzimin e radarit në Gabala. Ndërsa radari “Voronezh” do ti japë mundësinë Rusisë për të kursyer mjetet financiare, mendojnë analistët. Duke marrë parasysh edhe faktin e funksionimit të dy radarëve të tjerë në territorin e Rusisë (në Armavir, në rajonin Krasnodar dhe nga viti 2012 të atij në rajonin Irkutsk), do të mund të hiqet dorë fare nga pagesa e qirasë Azerbajxhanit për radarin në Gabala.

0Në prag Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në NATO, Përfaqësuesi Special i Presidentit të Federatës Ruse në negociatat mbi mbrojtjen antiraket (MAR) Dimitri Rogozin theksoi: “SHBA duhet të kuptojnë qartë, se me zhvillimin e sistemit strategjik mbrojtës ato vetë provokojnë garën e re të armatimeve. Sipas planit të Presidentit Medvediev, në të ardhmen e afërt së bashku me radarët në perëndim dhe jug të Rusisë mund të dislokohen edhe sistemet më të fundit të armatimeve ofensive.

Polina Çernica, Daria Manina