Për herë të parë me pasaporta të reja biometrike, me shenjat e gishtave të mbajtësit të saj, do të fillojnë të pajisen qytetarët e Rusisë vitin e ardhshëm.

“Ky informacion rreth mbajtësit të pasaportës do të përfshihet ekskluzivisht në vetë dokumentin në fjalë dhe ai nuk do të mund të përdoret nga askush tjetër”, - siguroi Përfaqësuesja zyrtare e Shërbimit Federal rus për Migracionin Zalina Kornillova. Ajo theksoi se Shërbimi Federal për Migracionin nuk do të krijojë asnjë bazë të dhënash me shenjat e gishtërinjve, të marra për procedurën e pasaportave të reja. Këto të dhëna do të zhduken.

0Dhënia masive e pasaportave të reja qytetarëve rusë planifikohet të fillojë që në vitin 2013.