Rreth 600 vullnetarë nga Libia mbërritën këto ditë në Siri nëpërmjet territorit të Turqisë për tu bashkuar me “Ushtrinë Çlirimtare Siriane”, e cila po lufton kundër regjimit të Presidentit Bashar al-Assad. Për këtë njoftoi të martën, më 29 nëntor, Internet-site “Al-Rai Al-Arabi” me referim tek një burim në qeverinë libiane.

Vihet në dukje, se vullnetarët libianë kanë tentuar të dynden në Siri që pas deklaratës së Kryetarit të Këshillit Kalimtar Kombëtar të Libisë Mustafa Abdel Jalil mbi mbështetjen e kryengritësve sirianë.

0Autoritetet e reja të Libisë mbajnë një qëndrim jashtëzakonisht armiqësor ndaj udhëheqjes së Sirisë. Libia u bë vendi i parë që njohu zyrtarisht Këshillin Kombëtar Sirian, i cili bashkon në radhët e veta shumicën e partive dhe organizatave opozitare.