Ekonomistët vazhdojnë të debatojnë në lidhje me kolapsin e mundshëm të euros. Po vijnë duke u rritur dyshimet përkatësisht të ardhmes së ndritur të zonës së euros. Radiokompania “Zëri i Rusisë” iu drejtua ekonomistëve të njohur dhe të autoritetshën rusë me pyetjen. “Çfarë do të ndodhë nëse procesi i shpërbërjes së zonës së euros do të fillojë megjithatë?”.

Ekonomistët gjatë 3 viteve të fundit, që kanë kaluar nga kriza e vitit 2008, hezitojnë shumë të bëjnë parashikime. Tronditjet ekonomike të viteve të fundit kanë nxjerrë në pah probleme mjaft serioze, të tilla që kërkojnë ristrukturimin global imediat të gjithë sistemit. Disa analistë sugjerojnë se hapi i parë i këtij ristrukturimi do të bëhet shembja e zonës së euros.

Por kjo do të ndodhë më vonë. Kurse në fillim, kur vendi i parë, për shembull Greqia, do të deklarojë megjithatë mbi daljen e vet, qoftë dhe të përkohshme nga zona e euros, do të ndodhë gjëja më e tmerrshme. Paniku do të përfshijë tregun e borxheve, investitorët do të përpiqen të heqin qafe obligacionet e vendeve të dobëta dhe të blejnë letra të forta me vlerë. Kurse vendosja në treg e obligacioneve të reja, bile dhe e huamarrësve të tillë të besueshëm si Gjermania, do të pezullohet. Ndërsa kjo do të thotë krizë likuiditeti. Ja mendimi i Rektorit të Shkollës së Lartë Ekonomike të Rusisë Sergei Guriev:

- Në qoftë se Greqia do të shpallë mbi daljen e vet nga zona e euros, atëhere tregjet menjëherë do të fillojnë të mendojnë: “Cili do të jetë vendi i radhës që do të ndjekë shembullin e saj?”. Dhe nëse ato do të supozojnë se ky vend do të jetë Italia, atëhere do të fillojnë të shesin obligacionet italiane dhe të blejnë obligacione gjermane. Kjo mund të sjellë në shembjen drastike të çmimeve të bonove të disa vendeve njëherazi, gjë kjo që është e mbarsur me rrezikun e shpërthimit të panikut serioz. Sektori bankar evropian është viktima më e mundshme pas falimentimit apo daljes së ndonjë vendi nga zona e euros.

Problemet ekzistuese me likuiditetin kërcënojnë gjithë tregun ndërbankar. Kurse disa organizata huadhënëse, veçanërisht ato që patën blerë obligacione të vendeve problematike, do të përballen me rreziqe serioze mosbalancimi. Dhe në këtë pikë kriza mund të hyjë në fazën e panikut në masë, kur njerëzit do të vërsulen për të tërhequr kursimet e tyre nga bankat. Autoritetet do të duhet të ndërmarrin shumë përpjekje për të qetësuar popullsinë.

Megjithëatë, ish Zëvendës ministri rus i financave Andrei Vavillov është mëse i bindur se nuk do të ketë shembje të zonës së euros:

- Nuk ka asnjë vend që do të përfitojë nga fakti i daljes së vet nga BE-ja apo zona e euros. E si mund të shpërbëhet ajo? Unë nuk shoh ndonjë skenar të tillë të zhvillimit të ngjarjeve.

0Por ka shumë ekspertë të tjerë që nuk janë kaq optimistë përkatësisht të ardhmes së zonës së euros. Bashkimi Evropian po merr tatëpjetën. Kur nuk kishte krizë vendet synonin të anëtarësoheshin në BE, të hynin në zonën e euros. Por kur erdhi e keqja në derë, shumica e pjesëmarrësve të Bashkimit Evropian vendosi: se nuk do të paguajë për askënd që ndodhet në vështirësi.  Vetëm në qoftë se vendet do të arrijnë të kapërcejnë këtë ndjenjë, të heqin dorë nga një mentalitet i tillë, shprehen ekonomistët, euro do të mund të mbijetojë dhe të bëhet më e fortë se më parë.

Roman Mamonov